Prishtina e bindur se s'do të humbë derbin e dytë rresht

Prishtina e bindur se s'do të humbë derbin e dytë rresht

18 March 2017 10:02

Pak gjëra nuk njohin për njëri-tjetrën Sigal Prishtina e Bashkimi. Gjatë këtij edicioni këto dy skuadra janë përballur pesë herë deri më tash.

Përballjen e gjashtë e kanë të shtunën (sot, 19:00) në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Ndeshja i takon xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Me këtë xhiro nis faza e katërt (e fundit) e stinorit të rregullt. Pra do të luhen edhe shtatë xhiro para se të nis plejofi, shkruan sot Koha Ditore.

Prishtina e Bashkimi janë përballur tri herë në kuadër të kampionatit të Kosovës dhe dy herë në kuadër të Ligës Ballkanike. Përballjen e parë kampionale dhe përballjen e parë në BIBL, Bashkimi i ka fituar në Prizren. Tri ndeshjet e tjera i kanë takuar Prishtinës.

Prishtina prin në klasifikim me 39 pikë nga 21 ndeshje. Bashkimi është i treti me 35 pikë nga 19 ndeshje. Nuk ka luajtur ende dy ndeshje me Pejën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme