Bashkimi përforcohet me basketbollistin e ri, menjëherë i gatshëm kundër Prishtinës

Bashkimi përforcohet me basketbollistin e ri, menjëherë i gatshëm kundër Prishtinës

18 March 2017 10:12

Pak orë pas aterrimit në Kosovë, përforcimi i ri i Bashkimit, Temi Soyebo është shprehur i gatshëm për ndeshjen që prizrenasit e zhvillojnë sot ndaj Sigal Prishtinës.

“Temi Soyebo në Prizren, i gatshëm për lojën e nesërme”, ka njoftuar Bashkimi të premten mbrëma, raporton Koha.net.

Prishtina e Bashkimi janë përballur tri herë në kuadër të kampionatit të Kosovës dhe dy herë në kuadër të Ligës Ballkanike. Përballjen e parë kampionale dhe përballjen e parë në BIBL, Bashkimi i ka fituar në Prizren. Tri ndeshjet e tjera i kanë takuar Prishtinës.

Prishtina prin në klasifikim me 39 pikë nga 21 ndeshje. Bashkimi është i treti me 35 pikë nga 19 ndeshje. Nuk ka luajtur ende dy ndeshje me Pejën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme