Wenger insiston se Xhaka është viktimë e reputacionit të tij

Wenger insiston se Xhaka është viktimë e reputacionit të tij

18 March 2017 12:18

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka insistuar se mesfushori shqiptar Granit Xhaka është viktimë e reputacionit të tij si lojtar agresiv që shpesh ndëshkohet me karton të kuq.

Trajneri francez ka thënë se ylli shqiptar është bërë objektiv i ndëshkimeve të shpeshta shkaku i reputacionit.

“Unë besoj se ai tash është në një situatë, ku në ndërhyrjen e parë, ai merr kartonin e kuq”, ka thënë Wenger.

“Për shembull të shtunën e kaluar, në faullin e parë mori kartonin e verdhë.. Ai është paksa viktimë e reputacionit të tij. Ju shikoni ndërhyrje të disa lojtarëve që janë shumë më të këqija se ajo që bëni ai”, ka shtuar Wenger, transmeton Koha.net.

“Por ata nuk marrin kartonë të verdhë, ndërsa ai merr direkt të kuqin. Sepse ai ka pasur një histori në Gjermani, dhe është viktimë i saj”, ka shtuar ai.

Por Wenger ka pranuar se Xhaka tërheq vëmendjen te vetja e tij, sepse ai kurrë nuk ka mësuar që të ndërhyjë si duhet.

“Ai është një lojtar i drejtë. Është mënyra se si ai ndërhynë. Jo për të lënduar njerëz, dhe kjo është më shumë si pasojë e faktit se ai kurrë nuk e ka zotëruar teknikën e ndërhyrjes”.

“Ai është përmirësuar shumë që prej transferimit, por ai ende duhet të punojë në teknikën e tij për ‘një me një’, ka shtuar trajneri i Arsenalit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme