Januzaj i pasigurt për të ardhmen tek Unitedi

Januzaj i pasigurt për të ardhmen tek Unitedi

18 March 2017 15:31

Adnan Januzaj ka pranuar se është i pasigurt për të ardhmen e tij pas periudhës së vështirë që po e kalon si i huazuar te Sunderlandi nga Manchester Unitedi.

Januzaj ka dështuar të tregojë veten dhe ka realizuar vetëm një gol në 19 paraqitje për Sunderlandin. 22-vjeçari ka insistuar se do të jetë më i fuqishëm që të luajë një rol në luftën për mbijetesë, por është i pasigurt se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

“Ishte e vështirë për mua sepse nuk është e lehtë të vish nga Man Unitedi te Sunderlandi”, ka thënë Januzaj për The Northern Echo. “Duhet ta bëja. Do të mësoj nga kjo sepse jam 22-vjeçar”.

“Njerëzit mendojnë se jam 26 apo 27-vjeçar – unë jam vetëm 22-vjeçar. E di se njerëzit duan më shumë nga unë. Ata duhet të shikojnë pjesët tjera të lojës sime”, ka shtuar ai,

“Kur do të largohem e di se do të jem i lumtur. Kam mësuar shumë dhe kjo do të më bëj më të fortë. Nuk e di se ku do të jem, por e di se do të jem më në formë”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme