Klopp: Jam njeriu i duhur për Liverpoolin Foto: Reuters

Klopp: Jam njeriu i duhur për Liverpoolin

18 March 2017 16:29

Jurgen Klopp ka thënë se askush nuk është më i mirë se ai për menaxhuar Liverpoolin, ndërsa ka kërkuar që të kenë njerëzit durim pasi ai është duke ndërtuart një ekip për të luftuar titull të Premier Ligës.

Ish-trajneri i Dortmundit ka thënë se do të largohej nga “Anfield Road” nëse do ta ndjente se është dikush tjetër kandidat më i përshtatshëm se ai për ta menaxhuar gjigantin anglez, transmeton Koha.net.

“Kur arrini synimin është fantastike. Por, kur nuk e bëni këtë nuk do të thotë se jeni i keq apo jo personi i duhur. Le të provojmë përsëri. Gjithmonë mendoj për alternativat. A është dikush që do të bënte punën më mirë? Nëse do ta njihja dikë që do ta bënte punën më mirë nuk do të isha këtu. Ndjej se mbështetësit e klubit ende mendojnë se jemi njeriu i duhur në vendin e duhur, prandaj e ndjejmë këtë besim. Duhet ta përdorim atë pasi ka shumë kualitet rreth nesh, duhet ta respektojmë këtë”, është shprehur Klopp për Sky Sports.

Ai më tutje ka shtuar se është shumë i kënaqur që menaxhon Liverpoolin, kurse thotë se synimi kryesor për sivjet është kualifikimi në Ligën e Kampionëve.

“Jam menaxher i klubit të Liverpoolit dhe vërtet kënaqem me këtë punë. Ndoshta ka punë më të lehta, por vërtet është shumë mirë. Do të thosha se kualifikimi në Ligën e Kampionëve këtë sezon do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm për shkak të kualitetit rreth nesh. Ky sezon është një shembull i mirë se sa ngushtë dhe vështirë është”, është shprehur Klopp.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme