
Rekord i para-porosive për Samsung Galaxy S8 dhe S8+
10 April 2017 16:59
Samsungu ka nisur të thyejë rekorde të shitjeve me dy telefonat e rinj, Galaxy S8 dhe S8+.
Këta dy telefona janë porositur rreth 550 mijë herë në vetëm dy ditë në Kore të Jugut, aty ku është baza e kompanisë.
Kjo është rreth pesë herë më shumë se paraporositë për telefonat e linjës S7 dhe rreth tre herë më shumë se paraporositë për Galaxy Note7.
Para-porositë do të zgjasin deri më 17 prill dhe parashikohet të arrihet deri në një milion.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.