Më 2020 Apple sjell iPhone SE2, telefonin tepër ekonomik

Më 2020 Apple sjell iPhone SE2, telefonin tepër ekonomik

16 October 2019 10:16

Apple do të nxjerrë variantin e ri të SE-së së prezantuar në 2016-tën. Modeli i ri do të ketë dizajnin e iPhone-it të fundit përpara revolucionit të gjeneratës X, por me një procesor më të fuqishëm, të njëjtë me atë të iPhone 11.

Ai do të shihet për 399 dollarë. Ashtu si dhe me SE-në e përpara tre viteve, objektivi është t’i vihet në dispozicion klientëve një model më ekonomik. Ky i fundit “kopjon” pak stilin e iPhone8 përsa i takon dizajnit.

Ekspertët gjithashtu parashikojnë se një buxhet i tillë ka të ngjarë të tërheqë mjaft njerëz që ende përdorin iPhone 6 dhe 6s, të cilët mendohet se akoma preferohen nga 200 milion persona, edhe pse këto lloj telefonësh janë lansuar pesë vjet më parë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme