Shfaqet dizajni i ikonave të reja për Windows 10X

Shfaqet dizajni i ikonave të reja për Windows 10X

16 October 2019 14:28

Microsofti ka filluar t’i ridizajnojë ikonat e produkteve të veta pothuajse një vit më parë, ndërsa kompania gradualisht po e publikon një dizajn të përmirësuar për veglat e Office ose veglat e integruara në Windows 10, raporton Softpedia.

Tani janë shfaqur fotografitë e ikonave të reja, duke e zbuluar dizajnin të cilin Microsofti do ta përdorë për Windows 10X - sistemin e ri operativ të kompanisë, i cili bazohet në Windows 10, por i destinuar për pajisjet me dy ekrane dhe modelet e palosshme.

Dizajni e zbulon pamjen e aplikacioneve Maps, Alarmeve dhe People, të cilat do të përdoren në versionin Windows 10X, por ekzistojnë gjasa të mira që e njëjta ide të zbatohet edhe në standardet Windows 10, shkruan KOHA Ditore.

Microsofti nuk ka dhënë koment zyrtar për këto ikona, përkundër faktit se po zbulohen vazhdimisht dizajne të reja dhe të freskëta që pritet të zbatohen në nivelin e përgjithshëm të sistemit, në kuadër të sistemit operativ të Microsoftit dhe pakove të aplikacioneve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme