Më shumë se 30 prodhues do ta përdorin modemin Snapdragon X55 5G vitin e ardhshëm

Më shumë se 30 prodhues do ta përdorin modemin Snapdragon X55 5G vitin e ardhshëm

18 October 2019 08:45

Qualcomm ka njoftuar se ka bërë marrëveshje me mbi 30 përdorues të OEM, të cilët do ta implementojnë në pajisjet e tyre dhe shtëpitë e përdoruesve modemin e shpejtë Snapdragon X55 gjatë vitit 2020 dhe më vonë, raporton TweakTown.

Zgjidhja e re për rrjete ia ka mundësuar Qualcommit të bashkohet me kompanitë dhe ta implementojë çipin e vet 5G, si dhe teknologjinë Wi-Fi 6 për sistemet shtëpiake Fixed Wireless Access (FWA), shkruan KOHA Ditore. Modemi Snapdragon X55 dhe platforma Networking Pro 1200 do t’i mbështesin rrjetet sub 6GHz dhe do të mundësojnë komunikim në distancë me shpejtësi shumë të mëdha.

Modemi Qualcomm Snapdragon X55 dhe sistemi RF do të përdoret nga 34 kompani (tani për tani), ndërsa produktet e reja të emërtuara 5G FWA CPE do të vijnë në treg gjatë vitit 2020.

Aktualisht, këto pajisje të reja janë prodhuar në ekzemplarë testimi dhe formë referimi, por është theksuar se produktet e reja 5G FWA CPE priten gjatë gjithë vitit të ardhshëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme