GeForce Now në dispozicion në pajisjet Android

GeForce Now në dispozicion në pajisjet Android

18 October 2019 14:55

Nvidia paralajmëroi në gusht se planifikon ta lansojë GeForce Now në pajisjet mobile Android. Shërbimi tani fillon të jetë në dispozicion, por aktualisht vetëm përdoruesit në Korenë e Jugut mund ta instalojnë GeForce Now në Android. Aplikacioni do të duhej të arrinte së shpejti edhe në rajone të tjera.

GeForce Now është shërbimi për streaming të lojërave i Nvidia, i cili renderon lojëra kompjuterike në cloud, dhe pastaj i streamon ato në pajisjen e përdoruesit, shkruan KOHA Ditore. Aplikacioni GeForce Now për Android funksionon ngjashëm me PC, Mac dhe Nvidia Shield.

Ata që nuk janë në Korenë e Jugut dhe e duan shërbimin menjëherë, mund ta downloadojnë APK Mirror dhe ta instalojnë aplikacionin në pajisjen e tyre Android.

Për ta përdorur shërbimin GeForce Now, përdoruesit do të kenë nevojë për një llogari të para-aktivizuar Geforce Now për PC ose Mac. Ata që nuk kanë llogari mund ta krijojnë atë në https://www.nvidia.com/en-us/geforce-now/

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme