AMD –ja konfirmon çipsetin B550A për prodhuesit OEM

AMD –ja konfirmon çipsetin B550A për prodhuesit OEM

18 October 2019 17:56

AMD ka qenë diskrete deri më tani lidhur me serinë buxhetore 500 të çipave për Ryzen 3000. Megjithatë, Robert Hallock - një nga marketerët kryesorë të AMD-së – e bëri një koment në subreddit duke sugjeruar që B550A është pak më ndryshe nga ajo që do të jetë B550 kur të lansohet, raporton KitGuru.

Në përgjigje të komentit të përdoruesit i cili e bëri një pyetje në lidhje me sistemin e krijuar paraprakisht me pllakë amë B550 të kompanisë ASRock, Hallock theksoi se bëhet fjalë për pllakën amë B550A, e cila është në dispozicion vetëm për OEM.

Kjo do të thotë që platforma B550A është vetëm një seri e çipave të ribrenduar dhe rifreskuar 400, e cila mund të gjendet në pllakat amë të krijuara paraprakisht në sistemet OEM, shkruan KOHA Ditore. "OEM janë gjithashtu klientët, por mund të kenë nevoja të ndryshme nga përdoruesit që i montojnë vetë sistemet e tyre", vuri në dukje Hallock.

Është e mundur që AMD konsideron se çipseti i rifreskuar dhe i vjetër nuk do të jetë joshës për përdoruesit standardë, ndërsa prodhuesit OEM gjithmonë kanë nevojë për harduer të ri dhe të lirë dhe modelet e ribrenduara mund të jenë pjesë e ofertës së tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme