Samsungu së shpejti zgjidh problemin me sensorin e gjurmëve të gishtave

Samsungu së shpejti zgjidh problemin me sensorin e gjurmëve të gishtave

24 October 2019 17:35

Samsungu është prononcuar dhe ka njoftuar se së shpejti do ta zgjidhë problemin me sensorin e gjurmëve të gishtave me ndihmën e një arnimi.

Samsungu paralajmëroi zgjidhjen pasi u konstatua se sensori i gjurmëve të gishtave është i padobishëm nëse përdoren mbrojtës të caktuar silikoni për ekran, shkruan KOHA Ditore. Këtë problem e kanë Galaxy S10, S10 Plus, S10 5G, Galaxy Note 10 dhe Note 10 Plus, konfirmoi Samsung.

Sensori ultrasonik gabimisht i lexonte modelet 3D në mbrojtjen e ekranit si gjurmë gishtash, dhe si rezultat, kushdo mund ta hapte smartphonein e mbrojtur me mbrojtje silikoni, gjë që e paraqet një problem sigurie.

Samsungu së shpejti do ta ofrojë arnimin i cili do ta zgjidhë këtë problem, ndërsa deri atëherë i këshillon përdoruesit të mos përdorin mbrojtës silikoni, pra t’i heqin ata ekzistues dhe t’i fshijnë gjurmët e gishtave të ruajtura më parë dhe pastaj t'i ruajnë përsëri pa mbrojtje silikoni. Nëse përdorni mbrojtës të ekranit që ka ardhur me pajisjen tuaj të re, nuk keni nevojë ta hiqni atë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme