Instagrami ndalon filtrat e “kirurgjisë kozmetike”

Instagrami ndalon filtrat e “kirurgjisë kozmetike”

23 October 2019 17:26

Rrjeti i njohur social, Instagram, është duke hequr të gjitha filtrat AR (Augmented Reality - Ndryshim i realitetit) të cilat promovojnë kirurgjinë kozmetike për shkak të shqetësimeve se ato dëmtojnë shëndetin mendor të njerëzve.

Efektet që i bëjnë njerëzit të duken sikur kanë marrë injeksione në buzë, mbushësit e të ngjashme, do të jenë në mesin e filtrave të ndaluara, shkruan BBC.

Studiuesit thonë se filtrat që ndryshojnë fytyrën mund t’i bëjnë njerëzit të ndihen më keq në për pamjen e tyre.

Instagrami, i cili është në pronësi të Facebookut, ka thënë ky ndalim ka të bëjë me promovimin e mirëqenies.

“Jemi duke rivlerësuar politikat tona - duam që filtrat tanë të jenë një përvojë pozitive për njerëzit”, ka thënë një zëdhënës i Instagramit, transmeton Koha.net. “Ndërsa jemi duke rivlerësuar politikat tona, do t’i heqim të gjitha efektet nga filtrat që kanë të bëjnë me kirurgji plastike, të ndalojmë aprovimin e efekteve të reja si kjo e fundit, si dhe të heqim efektet aktuale nëse ato na i kanë raportuar”, shtoi ai.

Gjithashtu, Instagrami muajin e kaluar pati vendosur t’i fshijë të gjitha postimet e dietave dhe të kirurgjisë kozmetike, pas këshillimeve me ekspertë të rrjeteve sociale.

Ndërsa në muajin shkurt, Instagrami po ashtu ka hequr edhe imazhet grafike të vetëdëmtimit, për shkak të shqetësimeve se ato ndikojnë keq te të rinjtë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme