Trendet teknologjike që do të ndryshojnë jetët tona në 2020

Trendet teknologjike që do të ndryshojnë jetët tona në 2020

24 October 2019 10:12

Por po shkojmë drejt fundit të 2019-ës dhe kjo na lejon të flasim dhe të pyesim rreth asaj çfarë 2020-ta ka rezervuar për ne.

Ky vit ka nxitur një valë të re inovacionesh teknologjike nga ngritja e robotëve socialë tek asistentët personale. Edhe robotët e komunikimit gjithashtu janë rritur ndjeshëm në përdorim dhe jo vetëm por pritur mirë nga konsumatorët.

Por po shkojmë drejt fundit të 2019-ës dhe kjo na lejon të flasim dhe të pyesim rreth asaj çfarë 2020-ta ka rezervuar për ne. Çfarë ndryshimesh teknologjike do të ndryshojnë mënyrën tonë të jetuarit dhe punuarit në 2020?

1. Tregtia mobile

Tregtia mobile ka filluar tashmë të futet në jetët tona. Njerëzit po shpenzojnë më shumë kohë dhe para duke blerë nga telefonat e tyre por ajo që do të bëjë ndryshim është pagesa për produkte përmes Apple Pay apo Google Wallet.

Nëse dëshironi të përjetoni për një moment sesi do të duket e ardhmja me këto dy shërbime mjafton të shkoni në një qytet të madh Kinez dhe të merrni një avion për të udhëtuar.

Përdorimi i Alipay dhe WeChat për të blerë dhe paguar thuajse çdo gjë e ka bërë jetën e qytetarëve të këtij vendi më të lehtë. Por ajo që do të shkaktojë probleme është jetëgjatësia e baterive të smartfonëve.

2. Teknologjia 5G

Mbase jeni prej atyre që keni filluar të përdorni teknologjinë 5G dhe përfituar nga avantazhet e një interneti super të shpejtë nga një celular. Mund të prisni më shumë rreth saj në të ardhmen. Ndërsa ka pasur disa shqetësime rreth efekteve të 5G në trupin tonë, përfitimet kanë qenë të shumta. Rritja e shpejtësisë së internetit, makina pa shofer, qytetet inteligjente dhe dronët inteligjentë janë revolucionet që do të pasojnë me këtë teknologji.

3. Inteligjenca artificiale si shërbim

Kombinimi i modelit të biznesit SaaS me shërbimet IA mund të sjellë IA për masat pa një kosto të lartë. Ndërsa avancimet në IA në disa hapësira po ecin me ritme të larta, në disa të tjera jo. Google, Amazon dhe Microsoft kanë filluar të ofrojnë zgjidhje bazuar në inteligjencën artificiale dhe në disa raste ofrimin e shërbimeve si përpunimi i detyrave intensive që kërkojnë fuqi grafike.

4. Rënia e aplikacioneve

Të gjesh dhe të shkarkosh një aplikacion mund të rezultojë një problem i madh për tu zgjidhur nga kompanitë përballë investimeve që kanë hedhur në to dhe natyrën kompetitive të dyqaneve të aplikacioneve. Shumica e njerëzve besojnë se ofrimi i aplikacioneve nga Cloud ose braktisja e tyre në favor të aplikacioneve Progresive të Uebit mund të jetë një zgjidhje më e dobishme dhe më efektive në drejtimin e kostos.

5. Kolapsi i kriptovalutave

Asnjë listë ndryshimesh në teknologji nuk mund të përmbyllet pa përmendur kriptovalutat dhe Blockchain. Pavarësisht se në cilën anë anoni ju, nëse mendoni që Bitcoin është një skemë ponzi apo jo, një gjë nuk mohohet dot se Bitcoin po dominon botën e kriptovalutave.

Shumë kriptovaluta janë ngritur dhe kanë rënë, por Bitcoin dominon me 69% të tregut. Një rritje e fundit e çmimit ka bërë të mendohet nëse Bitcoin është ari digjitale por mbetet për t’u parë në Bitcoin dhe Blockchain do të ndryshojnë mënyrën tonë të jetuarit siç premtojnë./pcworld.albanian

Komentet

Shto koment

Të ngjashme