Teknologjia për superkompjuterë Nvidia EGX mund t’i procesojë 1.6 terabajtë të dhëna për sekondë

Teknologjia për superkompjuterë Nvidia EGX mund t’i procesojë 1.6 terabajtë të dhëna për sekondë

25 October 2019 15:13

Nvidia është duke investuar shumë para në teknologjinë e dedikuar për tregun e biznesit, me qëllim që sa më pak të mbështetet në tregun jo të besueshëm dhe shumë konkurrues të kartelave grafike të konsumatorëve.

Kompania e ka prezantuar Nvidia EGX Edge Supercomputing Platform, e cila integron softuerin Nvidia CUDA-X me serverët e certifikuar GPU, raporton Engadget.

Teknologjia mbështetet edhe nga Microsofti, në aplikacionet Azure dhe Azure AI, ndërsa është pranuar nga kompanitë si Walmart, Samsung dhe BMW, si dhe qytetet San Francisko dhe Las Vegas.

Si shembull, Nvidia thekson se Walmart e ka implementuar teknologjinë EGX në laboratorin e vet të shitjeve me pakicë Levittown, për t’i përmirësuar blerjet in-store, shkruan KOHA Ditore. Me ndihmën e aplikacionit, Walmart është në gjendje t’i procesojë 1.6 terabajtë të të dhënave të gjeneruara çdo sekondë. Samsungu e përdor aplikacionin gjatë dizajnimit dhe prodhimit të gjysmëpërçuesve, ndërsa BMW i merr të dhënat nga kamerat dhe sensorët e tjerë për inspektimin e automatizuar të automjeteve.

Teknologjia Nvidia EGX mund të përdoret edhe në aplikacione të tjera të ndryshme, siç është transmetimi i radio rrjeteve 5G, është fleksibile me teknologjitë AR dhe VR, si dhe në gejming. Nvidia thekson se teknologjia tashmë është përdorur nga mbi 100 kompani teknologjike në të gjithë botën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme