Kingston e lanson linjën KC600 të SSD-ve SATA, me garanci pesëvjeçare

Kingston e lanson linjën KC600 të SSD-ve SATA, me garanci pesëvjeçare

25 October 2019 18:14

Kompania Kingston e ka prezantuar një shtesë të re në linjën e SSD-ve SATA, në formën e serisë së SSD-ve KC600. SSD-të (solid state disk) vijnë në kapacitetet prej 256 GB deri në 2TB, dhe janë në dispozicion si modele të pavarura dhe si pako për azhurnim, raporton Overclock3D.

Të gjitha disqet e Kingston nga seria KC600 do t'u ofrojnë përdoruesve performanca random të leximit dhe regjistrimit deri në 90,000 IOPS dhe 80,000 IOSP. Për modelin 256 GB, ato do të jenë në dispozicion në shpejtësi sekuencionale të leximit dhe shkrimit deri në 550MB/s dhe 500MB/s, shkruan KOHA Ditore. Për më tepër, SSD-të prej 512 GB, 1TB dhe 2TB do të kenë shpejtësi leximi dhe shkrimi deri në 550MB/s dhe 520MB/s. Të gjitha SSD-të përdorin TLC NAND dhe kanë kontrollorë Silicon Motion SM2259.

Image

Kingston do t’ua ofrojë përdoruesve serinë e re të SSD-ve KC600 me një garanci pesëvjeçare, ndërsa për momentin nuk dihet çmimi dhe disponueshmëria e tyre në shitje. Pritet që SSD-të ta kenë një çmim që është konkurrues me modelet Samsung 860 EVO dhe Crucial MX500.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme