Wirelessi mund të konsumojë rrymë sa një frigorifer

Wirelessi mund të konsumojë rrymë sa një frigorifer

24 October 2019 16:19

Kur mendoni për konsumatorët e mëdhenj të energjisë elektrike në familjen tuaj, juve kurrë nuk do t’u binte ndërmend ruteri për lidhje me internet.

Lënia e tij gjatë gjithë ditës në rrymë, megjithatë, do të konsumojë energji elektrike po aq sa edhe një frigorifer, transmeton kp.

Për këtë arsye, duhet t'i kushtoni vëmendje efikasitetit të energjisë së ruterit para se ta blini, për t'u siguruar që ai ka konsumin më të ulët të mundshëm të energjisë kur është në funksion dhe në gjendje stand-by.

Agjencia Federale Gjermane e Mbrojtjes së Mjedisit (UBA) pretendon se kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse ruteri nuk mund të fiket, në rast se përdor edhe një linjë telefonike.

Në atë rast, këshilla është që të merrni një ruter që ka mundësinë të fikni Wi-Fi kur nuk është në përdorim.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme