Monitori i ri AOC ACON AG273QX ka FreeSync 2 HDR dhe mbështetje për 165Hz

Monitori i ri AOC ACON AG273QX ka FreeSync 2 HDR dhe mbështetje për 165Hz

26 October 2019 15:17

AOC prezantoi këtë javë ekranin e vet 27-inçësh për gaming ACON AG273QX, me rezolucion 144p dhe mbështetje për rifreskim deri në 165Hz dhe teknologji AMD FreeSync 2 HDR, raporton Overclock3D.

ACON AG273QX ka panel VA, me reagueshmëri prej 1ms MPRT dhe ndriçim prej 400 nitësh. Ekrani i mbështet specifikimet VESA DisplayHDR 400, shkruan KOHA Ditore. Ofrohet edhe mbështetja për spektrin e ngjyrave 99% AdobeRGB dhe 90% DCI-P3. Megjithatë, ekrani nuk është i krijuar për profesionistë. Ekrani, gjithashtu, i mbështet funksionet AOC LightFX, falë unazës RGB LED në anën e pasme.

Për koneksion AG273QX e përdorë VGA, DisplayPort 1.2 (2x madhësi të plotë, 1x Mini) dhe HDMI 2.0 (2x). Në dispozicion janë edhe dy altoparlantë 5W. I pranishëm është edhe hubi USB 3.0 me dy hyrje USB 3.0 Type-B dhe katër dalje USB 3.0 Type-A.

Monitori AOC ACON AG273QX do të lansohet këtë nëntor, me një çmim prej 439 funtesh. Çmimet për BE dhe SHBA nuk dihen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme