Stoltenberg: NATO ka nevojë për më shumë mbrojtje kibernetike

Stoltenberg: NATO ka nevojë për më shumë mbrojtje kibernetike

25 October 2019 12:19

Bruksel, 25 tetor – NATO ka nevojë për një mbrojtje më të fortë në internet.

”Ai shërben për të mbrojtur rrjetet tona, për të krijuar atë ne kemi nevojë dhe NATO ka në Talin një qendër e përsosmërisë, ku ne kemi bërë ushtrimin më të madh kibernetik ndonjëherë. Aleatët duhet të mësojnë nga njëri-tjetri se si të mbrohen më së miri”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, transmeton atsh raportimet.

‘’Siguria kibernetike është kërcimi më i madh që nga fundi i Luftës së Ftohtë, me forca të reja dhe struktura të reja komanduese. Infrastruktura civile gjithashtu duhet të mbrohet sepse kërcënimet janë hibride. Duhet më shumë inteligjencë, më shumë mbrojtje në internet, më shumë burime dhe më shumë strukturë elastike civile’’, shpjegon Stoltenberg.

“Në disa vende të NATO-s, ne kemi parë ndërhyrje ruse në jetën politike për të dobësuar institucionet demokratike falë dezinformimit, medieve sociale dhe sulmeve kibernetike. Ne duhet ta marrim këtë kërcënim shumë seriozisht,” tha ai.

‘’Për sa i përket 5G kineze, është një sfidë më vete. Kina ka buxhetin e dytë ushtarak në botë duke investuar në teknologji të përparuar dhe raketa të reja precize-strategjike dhe me rreze të mesme veprimi, kështu që Pekini duhet të hyjë në arkitekturën e çarmatimit ndërkombëtar”, theksoi ai/ANSA.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme