Playstation 5 do të përdorë cartridge?

Playstation 5 do të përdorë cartridge?

15 November 2019 13:34

Pas patentave të paraqitura nga kompania “Sony” në zyrën braziliane të patentave, të cilat e zbuluan ekzistencën e cartridgeve Playstation, dolën spekulime se për cilën konsolë të “Sony” është destinuar cartridge.

Meqenëse ka pak të ngjarë që “Sony’ të planifikojë konsolë të re të dorës, me siguri ky cartridge është i menduar për konsolën e ardhshme Playstation 5, raporton LetsGoDigital.

Përveç kësaj, disenjatori i cartridge është Yujin Morisawa, i cili është Senior Art Director në Sony Interactive Entertainment, si dhe personi përgjegjës për të gjitha produktet e lidhura me brendin Playstation.

Nëse kjo është e vërtetë, pyetja është se cili është qëllimi i këtij cartridge?

Image

Kjo zgjidhje mund të duket retro, pasi që cartridget janë të pranishëm tash 40 vjet dhe janë përdorur në konsolat Atari, Sega dhe Nintendo, ndër të tjera.

Megjithatë, Sony kurrë nuk ka bërë konsola (me përjashtim të konsolave të dorës) që punojnë me to, por përdori CD-ROM dhe disqe Blu-Ray.

Megjithatë, qëllimi i cartridge nuk është që në to të livrohen lojërat, por të shërbejnë si një sistem për zgjerimin e memories së konsolës. Në këtë mënyrë, çmimi i modelit bazë të konsolës mund të jetë më i ulët, gjë që do të kontribuonte edhe në popullaritetin e konsolës, shkuan KOHA Ditore. Playstation 4 ka mundësinë e zëvendësimit të hard diskut të brendshëm, por cartridge i jashtëm do ta sillte një upgrade më të lehtë, shpejtësi më të madhe, dhe mundësinë që ta merrni me vete tek miku me pozicionet e tuaja të regjistruara të lojës.

Image

Mbetet për t’u parë nëse Sony do ta përdorë këtë patentë pikërisht në PS5, si dhe cili do të jetë kapaciteti. Nëse vërtet do të jetë pjesë e Playstation 5, me siguri konsola do të vijë në paketa të ndryshme Bundle me sasi të ndryshme të memories shtesë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme