Softveri për streaming Twitch Studio në dispozicion në fazën Open Beta

Softveri për streaming Twitch Studio në dispozicion në fazën Open Beta

16 November 2019 17:45

Twitch Studio, softueri i destinuar për streaming të videove në shërbimin e popullarizuar Twitch, u prezantua në gusht, por tani ai është në dispozicion për të gjithë, apo të paktën për të gjithë përdoruesit e kompjuterëve.

I zhvilluar për t’ua lehtësuar streamingun përdoruesve, veçanërisht atyre që sapo po fillojnë me Twitch, softueri është shumë funksional, por edhe i dizajnuar bukur, shkruan KOHA Ditore. Ai do të jetë më i dobishëm për ata që dëshirojnë të fillojnë me streaming, por nuk janë të sigurt se si të fillojnë.

Image

Streamingu i drejtpërdrejtë është në fakt teknikisht kërkues – bëhet fjalë për produksionin e drejtpërdrejtë të videove i cili kërkon një kuptim të ekosistemit nganjëherë të ndërlikuar të pluginëve që e bëjnë këtë të mundur. Ashtu si gjërat e tjera komplekse, ai kërkon shumë lexim dhe hulumtim nëpër forume për ta zgjidhur çdo pengesë që mund të lindë.

Twitch Studio është dizajnuar për t'ju kursyer nga kjo. Ai automatikisht do t’i detektojë kamerën, mikrofonin, rezolucionin e monitorit tuaj dhe, përmes shumë shablloneve të paradefinuara, do t’ju mundësojë që videoja juaj të duket profesionale, edhe nëse nuk jeni të sigurt për atë që po e bëni.

Softuerin beta për platformën e Windows mund ta gjeni këtu: https://www.twitch.tv/broadcast/studio

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme