Apple e prezanton MacBook Pro të ri me ekran më të madh

Apple e prezanton MacBook Pro të ri me ekran më të madh

15 November 2019 10:48

Apple ka prezantuar MacBook Pro më të ri, i cili do të shfaqet në dyqane më vonë këtë javë. Çmimi fillestar është 2.399 dollarë ndërsa dimensionet e ekranit janë 16 inç, që është më i madh se modeli i fundit 15-inçësh.

Blerësit me fat të kësaj pajisjeje të re të Apple, krahasuar me modelin e mëparshëm, do ta marrin një procesor të ri, altoparlantë më të mirë dhe, siç thamë, ekran më të madh dhe tastierë relativisht më të mirë.

Image

Modeli më i lirë, ai që fillon me 2.399 dollarë, e ka një procesor të gjeneratës së nëntë me gjashtë bërthama IntelCore i7 prej 2.6GHz, 16 GB RAM DDR4, kartelë grafike AMD Radeon Pro 5300M me 4 GB memorie GDDR6 dhe hard disk SSD të bazuar në PCIe prej 512 GB.

Modeli pak më i shtrenjtë, i cili do të kushtojë të paktën 2,799 dollarë, do të ketë procesor tetë-bërthamësh të gjeneratës së nëntë Intel Core i9 prej 2.3GHz, 16 GB RAM DDR, kartelë grafike AMD Radeon Pro 5500M me 4 GB memorie GDDR6, si dhe hard disk SSD të bazuar në PCIe prej 1TB.

Image

Ekrani është Apple Retina standard me rezolucion prej 3072x1920, densitet të pikselëve prej 226ppi dhe ndriçim maksimal prej 500 nitëve.

Pajisja ka bateri prej 100 vatësh, me një kohëzgjatje të vlerësuar prej rreth 11 orësh, dhe mbushet përmes mbushësit USB-C prej 96W.

Siç thamë më lart, laptopi ka altoparlantë më të mirë se paraardhësi i tij dhe atë sistem stereo Dolby Atmos i përbërë nga gjashtë altoparlantë më të vegjël.

Për sa i përket porteve, laptopi i ka katër porte Thunderbolt 3 dhe një hyrje 3.5 mm për kufje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme