Zhvillohet loja e re Bioshock?

Zhvillohet loja e re Bioshock?

17 November 2019 10:50

2K Games është duke e krijuar një ekip të ri për zhvillimin e lojërave në qytetin Novato në Kaliforni, gjë që i ka shtyrë disa fansa të pyesin nëse po planifikohet ndonjë lojë e re Bioshock. Kjo teori bazohet në një konkurs për punë të kohëve të fundit nga 2K Games, si dhe në disa komente të të parit të kompanisë.

2K Games e postoi konkursin e punës me shpresën që do të tërheqë njerëz të talentuar që t'i bashkohen ekipit të ri në Novat. Konkursi thotë se ekipi i ri është "një grup i vogël me shumë ambicie dhe resurse për t’i përmbushur ato ambicie".

Konkretisht, në shpallje kërkohet End Game Design Lead, për lojën në të cilën "ngjarja do të çohet në fund, por bota e lojës është dizajnuar për të qenë e gjallë dhe interesante edhe pas përfundimit të ngjarjes kryesore, shkruan KOHA Ditore. Për ta arritur këtë, planifikojmë të krijojmë sisteme, kueste dhe zhvillim të karaktereve të cilat u japin fansave tanë fanatikë më shumë përmbajtje për një përvojë të vazhdueshme, e cila ndryshon drejtpërdrejt gjatë lojës".

Konkursi u shfaq një javë pasi që Take-Two (kompania amë e 2K Games) e publikoi raportin e vet tremujor të të ardhurave, në të cilën CEO i kompanisë Strauss Zelnick u tha investitorëve se kompania e kishte "portofolin më të fortë të lojërave të planifikuara për zhvillim në histori". Zelnick shtoi se fansat do të shohin "vazhdime të serive më të mëdha, si dhe lojëra të reja interesante".

Këto deklarata në kombinim me konkursin e lartpërmendur i kanë siguruar fansat që një Bioshock i ri është në zhvillim e sipër. Vendndodhja e studios Novato është shtëpia e 2K Parside, për të cilin Kotaku njoftoi se po punojnë për titullin e ri Bioshock.

Postimi i Reddit për Bioshock, gjithashtu, e përpiloi një listë të developerëve që po punojnë aktualisht në studion 2K Novato, dhe në të ndodhet një numër befasues i njerëzve të cilët tashmë kanë punuar në lojërat si Bioshock dhe Prey.

2K dhe Take-Two nuk e kanë paralajmëruar zyrtarisht lojën e re Bioshock, kështu që e gjithë kjo është ende në fushën e supozimeve. Sistemi i ndryshimit të lojës në kohë reale, si titulli MMO, do të ishte një risi për serinë Bioshock, e cila tradicionalisht ka qenë një lojë lineare e drejtuar nga ngjarja e lojës. Një model i tillë mund të tregojë gjithashtu për disa tituj të tjerë 2K si p.sh. seriali Mafia, kështu që thashethemet duhet gjithsesi të merren me rezervë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme