Facebooku po përgatit përvojë Instagrami edhe për përdoruesit e vet

Facebooku po përgatit përvojë Instagrami edhe për përdoruesit e vet

18 November 2019 13:45

Kur e shikoni një video me ekran të plotë në aplikacionin e Facebookut dhe lëvizni poshtë, shihni video të rekomanduara nga Facebooku.

Sipas një raporti të fundit, së shpejti mund ta keni një përvojë të ngjashme edhe me foto, pasi që rrjeti social e ka përgatitur edhe funksionin e quajtur "Popular Photos", raporton GSMArena.

Në konfigurimin aktual, kur e shtypni një foto, hyni në modalitetin për ekran të plotë me prapavijë të zezë. Dhe kur zhvendoseni poshtë ose kaloni me gisht nëpër të, ktheheni prapa.

Por përveç funksionit Popular Photos, tani do të shihni më shumë foto të miqve tuaj dhe postime të tjera publike që lëvizin poshtë, të cilat do të përzgjidhen për ju nga algoritmi i Facebookut, duke ju dhënë kështu një përvojë të Instagramit të ngjashme me Insta feed, shkruan KOHA Ditore.

Facebooku, gjithashtu, është kujdesur që fotot të jenë në qendër të vëmendjes dhe nuk lejon shumë tekst mbi to. Prandaj e ka kufizuar shkrimin në 65 karaktere.

Rrjeti social ka konfirmuar për TechCrunch se testimi i Popular Photos ka përfunduar, por nuk zbuloi më shumë detaje, dhe as nuk ka ndarë informacione se kur do të lansohet zyrtarisht ky funksion.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme