Kush është mbreti i tregut të altoparlantëve të mençur

Kush është mbreti i tregut të altoparlantëve të mençur

18 November 2019 16:47

Amazon dhe Google prej kohësh kanë dominuar në tregun e altoparlantëve të mençur. Apple po jep gjithçka nga vetja për të qenë konkurruese, por Siri qëndron seriozisht prapa asistentëve Alexa dhe Google Assistant. Analiza e fundit e tregut tregon se gjërat po ndryshojnë dhe disa madje kanë ngritje, ndërsa të tjerët e kanë një rënie të madhe të shitjeve, raporton PocketNow.

Raporti më i ri i kompanisë Canalys tregon ndryshimet të cilat tregu i altoparlantëve të mençur i ka pësuar në tremujorin e tretë të vitit 2019. Amazoni ka arsye të jetë i kënaqur sepse ka arritur t’i livrojë madje 10.4 milionë njësi, duke e arritur një pjesë të tregut prej 36.6%, shkruan KOHA Ditore. Në të njëjtën kohë, shitjet e altoparlantëve të mençur të Google kanë rënë për madje 40%. Kjo do të thotë që i kanë shitur vetëm 3.5 milionë njësi me një përqindje të tregut prej 12.3%.

Image

Kjo shifër ndikohet sigurisht edhe nga rezultatet e arritura nga Alibaba dhe Baidu kinezë. Shitjet e Alibaba janë rritur për 77.6%, ndërsa Baidu është rritur për madje 290.1%, duke e zënë tani 13.6% dhe 13.1% të tregut të përgjithshëm.

Image

Canalys, gjithashtu, zbulon se shumica e blerësve vendosin të blejnë altoparlantë të mençur pa ekrane. Vetëm 22% e blerësve të pajisjeve të tilla zgjedhin modele me ekran, ndërsa Baidu është kompania që ka shitur më së shumti ekrane të mençura, sepse ato e përbëjnë madje 61% të shitjeve të tyre totale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme