Themelohet në Zvicër banka e kriptovalutve

Themelohet në Zvicër banka e kriptovalutve

19 November 2019 09:29

SEBA një bankë e kriptovalutave tashmë është plotësisht funksionale.

Banka zvicerane njoftoi se klientët e saj mund të hapin xhirollogari për kriptovaluta. Por banka do t’iu shërbej vetëm bizneseve korporative, menaxherëve të aseteve dhe investitorëve profesionalë privatë.

E filluar në fillim të vitit, banka mori licencën në muajin gusht nga autoritetet financiare. SEBA thotë se kërkon të ndërtojë ura mes aseteve tradicionale dhe atyre dixhitale duke ruajtur nivelet e larta të sigurisë.

Aktualisht banka mbështet vetëm Bitcoin, Ethereum, Litecoin, Stellar dhe Ethereum Classic.

Banka ka premtuar se këtë shërbim shumë shpejtë do ta ofroj edhe ndërkombëtarisht.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme