Patentohet dizajni i palosshëm dhe modular i Motorola Razr 2020

Patentohet dizajni i palosshëm dhe modular i Motorola Razr 2020

04 December 2019 23:29

Muajin e kaluar, Lenovo prezantoi Motorola Razr 2019. Nuk kaloi shumë kohë dhe sajti LetsGoDigital doli me informacion për patentën Razr 2, ndërsa tani kanë mbërritur edhe patentat e reja të cilat zbulojnë elemente inovative dhe unike të telefonit të ardhshëm.

Edhe pse afërsisht mjaft të ngjashme me modelin Razr 2019 për nga dizajni, patentat Razr 2020 zbulojnë mbështetje për dizajn modular, mbështetje për module kamerash "fisheye", por edhe projektorë, altoparlantë stereo me cilësi të lartë, etj., shkruan KOHA Ditore.

Image

Patenta, e emërtuar "An electronic device that can be rotated to the device housing", u miratua nga USPTO (U.S. Patent and Trademark Office) vitin e kaluar dhe tani është përfshirë në bazën e të dhënave WIPO (World Intellectual Property Office).

Image

Sipas ilustrimeve të patentuara, telefoni e ka një dizajn flip-top, ekrani i përparmë është i mbyllur dhe kur hapet shpaloset një ekran i gjatë dhe fleksibil, shkruan KOHA Ditore. Dizajni është më kompakt dhe mobil se sa ajo që e ofrojnë Samsung Galaxy Fold dhe Huawei Mate X.

Image

Një detaj tjetër interesant është maja e telefonit kur ai paloset. Nëse telefoni shpaloset, pjesa e sipërme është çaktivizuar dhe përdoret si një mbështetje për operacionet ditore. Është vërejtur edhe një komponent modular me tre kamera si standard. Një kamerë është kthyer përpara, njëra prapa, dhe kamera e tretë është drejtuar lart. Si rezultat, me këtë telefon mund të bëhen foto dhe video 360 shkallëshe.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme