Në mbi 1 orë e gjysmë takim, LVV e LDK dakordohen për parimet e marrëveshjes

18 October 2019 19:04

Albulena Haxhiu, Besnik Bislimi e Glauk Konjufca, pak minuta para orës 13:00 të së premtes, mbërritën në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ata u pritën nga Avdullah Hoti e Lumir Abdixhiku, derisa nga kjo parti, mungoi Kujtim Shala.

Me gjithë paralajmërimet për anulim, takimi i parë i grupeve punuese të këtyre dy partive zgjati mbi 1 orë e 30 minuta, raporton KTV.

Në një komunikatë të lëshuar pak pas përfundimit të takimit, u tha që palët të jenë dakorduar për përmbajtjen dhe parimet e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Pas takimit, Glauk Konjufca nuk dha detaje nga takimi i cili tha të jetë zhvilluar në një atmosferë të mirë, me theks në nevojën për reforma në disa fusha.

Konjufca tha se të dyja partitë nuk kanë kushte për njëra-tjetrën, derisa mohoi të jetë diskutuar ndarja e ministrive.

Një tjetër temë që s’është përmendur në këtë takim ka qenë mundësia e përfshirjes së Nismës Socialdemokrate, në rast se kjo e kalon pragun.

Takimi tjetër është paralajmëruar për të mërkurën e javës së ardhshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme