Rrjeti i Grave me protestë në përkrahje të viktimave në Rojava të Sirisë

19 October 2019 19:41

Marsheve dhe protestave të shoqërive civile dhe qytetarëve nga vendet e ndryshme të botës në përkrahje të popullit kurd të Rojavas, u është bashkuar edhe Kosova.

Përmes një proteste të organizuar nga Rrjeti i Grave të Kosovës, në sheshin “Skënderbeu”, u bë thirrje për solidarizim me viktimat kurde, ndaj të ashtuquajturit “gjenocid turk”.

Igballe Rugova nga Rrjeti i Grave të Kosovës shtoi se gjenocidin serb ndaj popullit të Kosovës e kishin përkrahur vende të ndryshme të botës dhe se kosovarët më së miri e kuptojnë shtypjen diktatoriale.

Protesta nxiti reagime edhe të disa qytetarëve, të cilët dolën në përkrahje të shtetit turk.

Ditëve të fundit janë shtuar presionet ndaj Turqisë për luftën në veri të Sirisë ndaj forcave rezistuese kurde, që kërkojnë autonominë nga Turqia.

Lufta mes Turqisë dhe grupeve kurde në 40 vjetët e fundit ka marrë jetën e mijëra njerëzve nga ky rajon.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme