Tri ditë protesta e zmbrapsin ministrin Bytyqi nga vendimi për bursat e studentëve

08 November 2019 19:31

Protestat dhe bojkoti i studentëve për tri ditë me radhë, kanë shtyrë këtë të premte ministrin në largim të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, të tërhiqet nga vendimi i tij për ndarje të bursave.

Ai, në një konferencë, ka tentuar të sqarojë mënyrën së si është bërë përzgjedhja e bursistëve, por megjithatë ka anuluar konkursin për shpërndarjen e tyre.

Derisa ka vazhduar të insistojë se vendimi i tij ishte i drejtë por që, sipas tij, ky vendim po tërhiqet për shkak të qeverisë në largim.

Ndërsa studentët të cilët për ditë me radhë protestuan para zyrave të Ministrisë së Arsimit dhe bojkotuan mësimin, përmes një komunikate për media, kanë thënë se qëllimi i tyre ishte përfshirja e të gjitha programeve në këtë konkurs.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme