Viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës u bëhet thirrje që të aplikojnë për të drejtën e pensionit

15 November 2019 19:14

Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës në Kosovë, ka shpalosur punën gati dyvjeçare.

Në një konferencë për media, me titull “Progresi dhe Sfidat”, Minire Begaj-Balaj, kryetare e këtij komisioni, tha se procesi i njohjes është i vështirë.

Megjithatë, Begaj u ka bërë thirrje të gjithë grave dhe burrave që kanë pësuar dhunë seksuale, që të aplikojnë për njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.

Begaj tha se në këtë fushë do të marrin edhe përvojat e Irakut, ndërsa shtoi se viti 2018 do të mbetet historik sa u përket të mbijetuarve të dhunës seksuale.

Ndërsa, përfaqësues nga Ambasada amerikane thanë se kanë dhënë ndihmë të vazhdueshme për të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë.

Derisa, kërkuan që fokusi mos të jetë vetëm te njohja e statusit, por edhe te luftimi i stigmatizimit.

Ndërsa kandidatja për deputete, Saranda Bogujevci, tha se për një kohë të gjatë, kjo kategori ka qenë e izoluar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme