Kraja kujtohet si e pakompromis me vlerat në punë dhe e hareshme në jetë

15 November 2019 19:23

“Na duhen më shumë idealistë, na duhet zëri i tyre”, ishte motoja rreth secilës e Arzana Kraja e realizoi filmin e parë të metrazhit të gjatë.

Miq, familjarë e bashkëpunëtorë të saj, u bënë bashkë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, për ta nderuar veprimtarinë e saj artistike.

Nga Shkumbin Istrefi, Arzana Kraja u kujtua si mike dhe film-bërëse që nuk bënte kompromis me vlerat.

Arzana Kraja, studimet i kishte përfunduar në Degën e Regjisë në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Së fundmi, ajo ishte shumë pranë mbrojtjes se diplomës në studimet e nivelit Master. Mentori i temës, Zymber Kelmendi, në këtë takim përkujtimor e kumtoi edhe rezultatin e punimit të saj.

Arzana Kraja u vlerësua si skenariste e ideve të thella.

Për më shumë se një minutë, miqtë e saj dhuruan duartrokitje nga ulëset e sallës së madhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme