Zgjatja e certifikimit të rezultateve zgjedhore, për njohësit e kushtetutës po konsiderohet pengesë

16 November 2019 19:23

Po vazhdon rinumërimi i mbi 1 mijë e 400 vendvotime, sipas vendimit të PZAP-së.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri tash, janë rinumëruar 26 për qind e vendvotimeve, ka thënë koordinatori i QNR-së, raporton KTV.

Përkundër që është rritur stafi në këtë qendër, sipas Burim Ahmetajt, Koordinator në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, më shumë se dy javë do të zgjatë rinumërimi i këtyre kutive.

Rinumërimi i tyre ka pamundësuar certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit, çka po e vonon edhe konstituimin e institucioneve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë që ky institucion, për të dhënë një rezultat përfundimtar, duhet të përfillë të gjitha procedurat ligjore.

Të mërkurën ka filluar rinumërimi i rreth 60% e të gjitha vendvotimeve në nivel vendi. Kjo, me vendim të PZAP-së, pas ankesave që kishin marrë nga parti të ndryshme.

këtë i bie që rreth 95 për qind e vendvotimeve në nivel vendi, do të rinumërohen.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Të ngjashme