Ankesat për parafushatë zgjedhore s’shqyrtohen nga PZAP-ja

Valbona Bytyqi 18 September 2019 19:19

Mospërfshirja e periudhës para fushatës zyrtare në Ligjin për Zgjedhje është duke kufizuar subjektet politike për të bërë ankesa lidhur me parregullsitë gjatë kësaj kohe.

Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje, e konsideron problematik mos përkufizimi se çfarë është e lejuar dhe çfarë jo gjatë kësaj periudhe, raporton KTV.

Por, nga LDK-ja thonë se kanë hasur në disa parregullsi dhe janë duke shqyrtuar mundësitë për t’u ankuar në organet relevante.

Me gjithë paqartësitë ligjore, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka pranuar ditë më parë një ankesë nga Partia Serbe e Kosovës kundër një kandidati për deputet nga Lista Serbe.

Kryesuesi i sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku, ka thënë se ankesa e kësaj partie është vlerësuar si e palejuar.

Fushata zgjedhore zyrtarisht ,do të fillojë më 25 shtator dhe do të zgjasë 10 ditë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme