Pas numërimit të votave të ardhura nga jashtë, VV-ja ikën nga LDK-ja e Nisma mbetet në “teh” të pragut Foto: Driton Paçarada / KD

Rezultatet pas numërimit 100% të votave nga diaspora

17 October 2019 00:12
01:18

Qendra për Numërim e Rezultate ka përfunduar numërimin e të gjitha votave që kanë ardhur me postë nga jashtë Kosovës.

Zëdhenësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se numri zyrtar i votave të vlefshme nga diaspora është 13 mijë e 241, ndersa pjesa tjetër kanë qenë vota të pavlefshme.

Nga 13241 vota giithsejtë të verifikuara dhe numëruara, VV ka marrë 7030, LDK 2158, PDK 2139, Nisma-AKR-PD 916 kurse AAK-PSD ka marrë 555 vota nga diaspora.

Image
00:12

Pas numërimit të votave të ardhura nga jashtë, VV-ja ikën nga LDK-ja e Nisma mbetet në “teh” të pragut

Pas publikimit të rezultateve nga më shumë se 90 për qind të votave të numëruara të atyre të ardhura nga jashtë Kosovës, Vetëvendosje ka thelluar distancën me Lidhjen Demokratike të Kosovës që e ndjek si parti e dytë.

Teksa pas numërimit të votave të rregullta VV-ja kishte 203052 vota, pas numërimit të 12973 votave nga diaspora, kjo parti ka marrë edhe 6850 vota. Teksa pas votave të rregullta distanca mes VV-së e LDK-së ishte rreth 5000, ajo tani ka arritur në rreth 10 mijë. LDK-ja ka marrë 2138 vota nga ato që kanë ardhur nga jashtë Kosovës. Në numërimin e përgjithshëm, pas votave të rregullta dhe atyre nga jashtë, VV-ja ka 209902 vota, ndërsa LDK-ja 199840.

PDK-ja në votat e numëruara nga jashtë ka marrë 2103 dhe në total, pas numërimit të votave të rregullta dhe atyre nga jashtë ka rreth 171 mijë vota.

Koalicioni AAK-PSD ka marrë 550 vota nga jashtë dhe në total ka mbetur nën 93 mijë.

Koalicioni Nisma-AKR-PD i është afruar edhe më shumë pragut zgjedhor prej 5 për qind. Nga 4.96 për qind sa ishte në rezultatin preliminar të votave të rregullta me 39495, ky koalicion në rezultat të përgjithshëm, të votave të rregullta dhe atyre nga diaspora, ka arritur në 4.99 për qind. Ky koalicion nga diaspora mori 891 vota.

Ishin rreth 13500 vota të pranuara si vota të rregullta nga jashtë.

Tani ka mbetur numërimi i votave me kusht. Sipas Adnan Rrustemi të VV-së në KQZ numri i këtyre votave sillet rreth 26 mijë, por edhe aty duhet të verifikohen.

314 vendvotime kishin shkuar në rinumërim pas zgjedhjeve të 6 tetorit, dhe të dhënat e ndryshuara nuk janë përfshirë në rezultatet preliminare në uebfaqen e KQZ-së akoma.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme