Sherifi thotë se Nisma ka kaluar pragun pas rinumërimit të 314 vendvotimeve

Sherifi thotë se Nisma ka kaluar pragun pas rinumërimit të 314 vendvotimeve

17 October 2019 17:45

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se koalicioni Nisma-AKR-PD ka kaluar pragun prej 5 për qind pas rinumërimit të 314 vendvotimeve.

Sipas tij, të dhënat preliminare në sistemin K-Votes kanë nxjerrë Nismën në 5.05 për qind në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas votave të rregullta.

Në uebfaqen zyrtare të KQZ-së, sipas votave të rregullta, Nisma ka aktualisht 4.96 për qind apo 39495 vota. Nga votat e ardhura prej jashtë, Nisma-AKR-PD shtoi edhe 916 dhe në total, sipas të dhënave publike deri tash, ajo ka arritur në 4.99 për qind. Në këto të dhëna nuk është përfshirë rinumërimi i 314 vendvotimeve.

“Për ata që nxjerrin përfundime ‘shkencore’ për rezultatet e zgjedhjeve të 06 tetorit 2019 duke bashkuar të dhënat e papërfunduara me të dhënat e përfunduara! Rezultati nga të dhënat preliminare për 314 kuti të cilat janë të pasqyruara në sistemin K-Votes dhe të dhënat nga rinumërimi i po këtyre 314 kutive është ky: Në K-Votes në këto 314 kuti Nisma ka pasur 5.01%, nga rinumërimi i këtyre kutive rezultati është rritur në 5.05%”, ka shkruar ai në një postim në Facebook. “Dhe, mbani shënim: kjo rritje për NISMËN vjen vetëm nga 314 kutitë të cilat janë rinumëruar për shkak të formularëve me gabime për bartjen e të dhënave dhe jo për shkak të mospërputhjes të votave të kandidatëve me votat e partive! Le të shohim se çka do të na sjell rinumërimi i 530 kutive të cilat në rimumërim kanë shkuar pikërisht për shkak të mospërputhjes të votave të partive me ato të kandidatëve!”

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Dini4505/11/2019 17:26

E Sherif zeza po, a kaq poshte iu ra katuni, a ? Po Kupa, qe ju muarr n`qafe bashke me Limajn. E ai far`komandanti i Prizrenit qe i bente turr edhe selise Hashimit. Qente lehin, karavani hece... eshte nje proverb i ketij populli te mjerueshem,..

Shto koment

Të ngjashme