Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

Haziri thotë se koalicioni me Vetëvendosjen zyrtarizohet me t’u certifikuar zgjedhjet

18 October 2019 21:46

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje do të formalizohet menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Duke folur në televizionin publik, ai ka thënë se për certifikim duhet të pyetet kryetarja e KQZ-së.

“Në kohën më të afërt të mundshme, që lidhet me certifikim të zgjedhjeve. Duhet të pyetet Valdete Daka se kur bëhet certifikimi i zgjedhjeve. Ne mund ta bëjmë marrëveshjen, por ne nuk mund të hyjmë në institucione pa u bërë certifikimi”, ka thënë Haziri.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme