PZAP refuzon kërkesën për numërim të fletëvotimeve nga diaspora të ardhura me vonesë Foto: Driton Paçarada / Koha

PZAP refuzon kërkesën për numërim të fletëvotimeve nga diaspora të ardhura me vonesë

20 October 2019 19:42

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur si të palejueshëm apelin e Lëvizjes Vetëvendosje që kërkoi që 4639 fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës, të pranuara me vonesë, të procedohen si fletëvotime të rregullta dhe të lejohet numërimi i tyre.

Në arsyetimin e PZAP-së theksohet se këto fletëvotime s’janë objekt i vlerësimit pasi akoma KQZ-ja s’ka marrë ndonjë vendim lidhur me to.

Në fund aty theksohet se hudhja e ankesës nuk cenon të drejtën që ankuesi, edhe pas shpalljes së rezultatit përfundimtar nga KQZ-ja, të paraqesë sërish ankesë.

Në mesjavë, në Qendrën për Numërim e Rezultate u numëruan votat nga diaspora, ku të vlefshme dolën 13 mijë e 241 vota. Nga 13241 vota giithsejtë të verifikuara dhe numëruara, VV ka marrë 7030, LDK 2158, PDK 2139, Nisma-AKR-PD 916 kurse AAK-PSD ka marrë 555 vota nga diaspora.

Image

Image

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme