Dy javë pas votimit, zgjedhjet ende nuk janë kryer Foto: Driton Paçarada/Koha Ditore

Dy javë pas votimit, zgjedhjet ende nuk janë kryer

Dardane Neziri Dardane Neziri 21 October 2019 07:00

Dy javë prej se qytetarët votuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, procesi ende mbetet i papërfunduar për shkak të zvarritjes së shkaktuar nga rinumërimi i disa vendvotimeve, i cili ende nuk ka përfunduar.

Veç kësaj, nuk janë numëruar ende as votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, shkruan sot Koha Ditore.

E gjithë kjo bën që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mos ketë përgjigje as në pyetjen se kur mund të përfundojë i tërë procesi dhe të certifikohen zgjedhjet.

Sipas KQZ-së, deri pasditen e ditës së diel, 20 tetor, më shumë se gjysma e vendvotimeve janë rinumëruar në Qendrën për Rinumërim dhe Rezultate (QNR). Prej 530 vendvotimeve, deri në orën 16:00 janë rinumëruar 265 vendvotime.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë për “Kohën Ditore” se ditëve në vijim do të përfundojë procesi i rinumërimit, por nuk ka përmendur një datë të veçantë.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë për gazetë se është e pakuptueshme që KQZ-ja të zvarritë kaq gjatë çështjen e numërimit dhe rinumërimit të votave. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme