QNR-ja nis sonte numërimin e votave të mbetura të diasporës Foto: Driton Paçarada / KD

QNR-ja nis sonte numërimin e votave të mbetura të diasporës

05 November 2019 16:42

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar si të bazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 1806 pakove me vota të ardhura nga diaspora.

Ndërkaq, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së ka thënë se Qendra për Numërim dhe Rezultate do të nisë sonte nga ora 21:00 të bëjë numërimin e tyre.

“Me qëllim të zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme, do të fillojmë me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime. Pas këtij procesi, sonte në QNR (e martë, 5 nëntor, ora 21:00) do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme