KQZ-ja aprovon 2039 vota të diasporës, refuzon 410 sosh Foto: Driton Paçarada / KD

Numërohen votat e diasporës, prin VV me 1154 vota, e pasuar nga LDK e PDK

05 November 2019 21:24
22:28

Në QNR ka përfunduar numërimi i votave të mbetura të diasporës për të cilat sot Gjykata Supreme vendosi në favor të VV-së që të numërohen, ndonëse më parë ishin vlerësuar si të parregullta nga KQZ-ja.

Nga 2039 vota të pranuar për t’u numëruar, të vlefshme kanë qenë 1992, dhe nga to Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 1154 vota, e pasuar nga LDK-ja me 395, PDK-ja me 276, koalicioni AAK-PSD me 79 ndërsa koalicioni NISMA-AKR-PD ka marrë vetëm 26 vota.

21:24

KQZ-ja aprovon 2039 vota të diasporës, refuzon 410 sosh

Gjatë ditës së sotme, KQZ-ja ka bërë vlerësimin e 1806 pakove të supozuara me fletëvotime.

Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, ka thënë se pas vlerësimit janë 2449 fletëvotime të individualizuara, ku prej tyre 2039 janë aprovuar kurse 410 janë refuzuar, raporton KTV.

“Ashtu siç kemi shpjeguar këto ditë, nesër gjatë ditës do të komunikojmë me institucionet tjera, PZAP dhe Gjykatën Supreme, për të marrë konfirmim se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim, në mënyrë që të procedojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtare”, ka thënë Elezi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme