Abdixhiku: Ma bëtë të qartë drejtimin e angazhimit tim politik

Abdixhiku: Ma bëtë të qartë drejtimin e angazhimit tim politik

07 November 2019 12:04

Lumir Abdixhiku kandidat i LDK-së për deputet të Kuvendi të Kosovës, ka falënderuar qytetarët për votën që ia dhanë, në veçanti, ata të kryeqytetit.

Madje, me këtë të fundit, thotë se iu bë e qartë drejtimi për angazhimin e tij politik.

“Tash që u shpallën rezultatet përfundimtare, më duhet t’i falenderojë nga zemra plot 29,565 votuesit e mi. Është hera e dytë që marr një mbështetje të tillë. Kështu, kaq shumë, përveç nderit më jepni dhe përgjegjësi”, ka shkruar Abdixhiku.

Më herët, Abdixhiku ka thënë se është e hershme të flitet nëse ai do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës. Por, tash ai duke falënderuar 10,168 votuesit e Prishtinës, në veçanti. Me këtë duke se ai ka paralajmëruar se do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës.

“Në veçanti, por jo për dallim, më duhet t’i falenderojë plot 10,168 votuesit e mi në Prishtinë. Më bëtë ndër më të votuarit në kryeqytet, në qytetin tim. Dhe me këtë, më shumë se kurrë, ma bëtë të qartë drejtimin e angazhimit tim politik”, ka shkruar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme