VV-LDK- Grupet punuese mblidhen sot për ta finalizuar marrëveshjen e koalicionit Foto: Driton Paçarada / Koha

VV-LDK- Grupet punuese mblidhen sot për ta finalizuar marrëveshjen e koalicionit

29 November 2019 09:07

Grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës sot do të ulen sërish në tryezë për të mbyllur të gjitha çështjet të cilat kanë mbetur të hapura.

Një ditë pas takimit të krerëve të partive Kurti-Mustafa, grupet punuese me profesionistë të fushës do të ulen të dakordohen edhe për ato çështje për të cilat nuk ishte arritur të kishte një konsensus.

LEXO EDHE: Kurti e Mustafa intensifikojnë diskutimet, premtojnë marrëveshje të shpejtë

Kuti dje pas takimit tha se në pak ditë në vijim do ta lidhin marrëveshjen për koalicionin qeverisës.

“Takimi ishte shumë konstruktiv, i konfirmuam të gjitha dakordimet që i kemi bërë deri më tani sa i përket harmonizimit programor”, ka theksuar Kurti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme